Një tjetër medalje në lojërat mesdhetare ka mare Shqipëria me peshëngritësin Erkand Qerimaj, i cili ka fituar medaljen e argjendtë në Algjeri, në provën e 3 të shkëputjes 149 kg.
Shkodrani i cili garoi në kategorinë 73 kilogramë, në stilin e shkëputjes, gaboi në dy provat e para me 148 kilogramë. Në provën e tretë provoi 149 dhe fillimisht 2 nga 3 arbitrat e konsideruan të gabuar, por reagoi delegacioni shqiptar duke protestuar ashpër.
Kjo shkaktoi një reagim të ashpër të shkodranit të cilën e mbajtën vetëm forcat ‘security’ për të mos shkatuar ndonjë incident.
Pasi ripanë provën, arbitrat vendosën ta konsideronin të rregullt, duke e bërë Erkandin modelistin e katërt të Shqipërisë në Lojrat Mesdhetare.
Qerimaj, një muaj më parë mori medaljen e artë në shkëputje duke u shpallur kampion Europe në këtë disiplinë.



