Përgatitjet për Çekinë, lista e Shqipërisë U-21 pëson ndryshime

Përgatitjet për Çekinë, lista e Shqipërisë U-21 pëson ndryshime

Shqipëria e 21-vjeçarëve vazhdon me përgatitjet për ndeshjen që do të zhvillojnë ndaj moshatarëve të Çekisë, në transfertën e 6 shtatorit, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023.

Nga dita e diel, kuqezinjtë e Alban Bushit janë grumbulluar në Elbasan, ku po vazhdojnë edhe stërvitjet me nga dy seanca në ditë.

Ditën e enjte, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Akademisë së Futbollit U-19, ku ka fituar bindshëm me rezultatin 5-0, me kuqezinjtë që ishin dukshëm superiorë gjatë gjithë ndeshjes. Golat u shënuan nga Karrica e Marinaj, të cilët realizuan nga një dy golësh secili si dhe sulmuesi i Vllaznisë, Mehdi Çoba. 

Ndërkohë bëhet me dije se lista e lojtarëve të grumbulluar ka pësuar ndryshime. Armando Dobra nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar skuadrës për arsye personale dhe nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve në këtë ndeshje. Edhe Eljon Tuci nuk do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Bushi, duke iu bashkuar Kombëtares U-19 të Armando Cungut, që do të zhvillojë ditën e premte në stadiumin “Selman Stermasi” ndeshjen e parë ndaj Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy