Egnatia ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato. Klubi rrogozhinas ka prezantuar këtë të mërkurë mbrojtësin e majtë, Hysen Memolla.
Anësori i majtë ndërpreu në ditën e parë të janarit bashkëpunimin me finlandezët e Lahtit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Superiore.
Në të kaluarën Memolla ka luajtur për skuadra të njohura në Itali, si Salernitana, Hellas Verona, por edhe në kampionate si Hungaria, Kroaci, Finlandë dhe Slloveni.
30-vjeçari ka nisur menjëherë stërvitjen me Egnatian dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kupës ndaj Skënderbeut.



