
Mbërritja e Gennaro Gatussos në ‘’ Mestalla ‘’ ka ndryshuar shumë gjëra tek Valencia dhe rezultatet po shihen me kalimin e kohës .
Disa lojtarë të bardhezinjve vijojnë të përfshihen në listën e klubeve me emër dhe pas Gaya , e ka rradhën Hugo Guillamon.
Mbrojtësi spanjoll është bërë pjesë e planeve të Interit dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ italianët kanë menduar për 22 vjeçarin pasi nuk e kanë të sigurtë qëndrimin e Stefan De Vrij dhe sidomos atë të Milan Skriniar i cili pretendohet nga Paris St Germain.
Si hollandezi ashtu edhe sllovaku e përfundojnë kontratën me Interin në verën e 2023-shit dhe Hugo Guillamon vlerësohet nga numri një i pankinës Simone Inzaghi.
Por suksesi i lojtarit nga San Sebastian nuk përfundon me kaq sepse është grumbulluar edhe nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis Enrique dhe ky fakt rikonfirmon rëndësinë në fushën e blertë .
Kontrata me ‘’ Los Che ‘’ merr fund në verën e 2026-tës dhe vlera e kartonit arrin 30 milionë eurot.
Kjo shifër mund të shënojë rritje me kalimin e ndeshjeve , gjithmonë në varësi të performancave të Hugo Guillamon por mbetet për tu parë sepse Gennaro Gatusso konsiderohet një teknik kokëfortë dhe beson maksimalisht tek nxënësit e tij, aspekt i cili mund të rezultojë një barrierë për Interin në lidhje me arritjen e këtij akordi.



