
Chelsea duket se do të dalë e fituar edhe në merkaton e verës. Londinezët kanë bërë progres në lidhje me firmosjen e Erling Haaland dhe momentalisht janë favoritët kryesorë për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ . Sipas zërave të fundit të konfirmuara nga portali ‘’ GivemeSport “ , kampionët në fuqi të Champions Leagues kanë arritur ta bindin shtatlartin norvegjez dhe tashmë i mbetet të shtrëngojnë duart me drejtuesit e Borussia Dortmundit . ‘’ Verdhezinjtë ‘’ ndodhen në një situatë kritike sepse janë drejt humbjes së dy komponentëve më të rëndësishëm si norvegjezi dhe Jadon Sancho për të cilët rruga në gjetjen e zëvëndësueve do të jetë shumë e ndërlikuar .
Situata e Erling Haaland i avantazhon dukshëm ‘’ Verdhezinjtë ‘’ sepse kanë përcaktuar se klauzola e prishjes së kontratës se Erling Haaland kap 75 milionë eurot por favori në këtë rast është se kjo formulë nuk do të hyjë në fuqi deri në verën e 2022- shit , fakt që thekson se momentalisht gjermanët mund të kërkojnë çdo lloj shifre për ta lënë të lirë sulmuesin e lindur në Leeds . Strategjia e tyre konsiderohet tepër e qëlluar sepse largimi i bomberit nordik nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ do të përmirësonte ndjeshëm aspektin ekonomik të gjermanëve.
Sipas informacioneve të fundit drejtuesit e Borussia Dortmundit kanë deklaruar se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duhet të paguajnë 100 milionë euro nëse duan të kenë kënaqësinë e patjes së Erling Haaland në skuadër por synimi i Thomas Tuchel nuk mbaron me kaq sepse ka deklaruar se do ti japë rëndësinë maksimale riparimit të çdo pozicioni për të qëndruar në të njëjtin stad edhe në sezonin vijues .
Pavarësisht se suksesi i arritur i jep mundësinë për një lloj relaksi , gjermani ka treguar karakterin e fortë duke i imponuar vetes dhe drejtuesve dhënien e 100 % në merkato e cila është rruga e duhur për të shtuar titujt në vitrinë .



