
Duke filluar nga ora 15:00, do të luhet sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.
Dy skuadra, që njihen për rivalitetin sportiv mes tyre, do të kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren, që do i ndihmonte në objektivat që kanë.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, e cila do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Silva, Kurti, Prodani, Manellari, Kryeziu, Ujka, Melo, Bajramaj.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj, Taipi, Rrapaj, Murataj, Cara, Mba, Skuka.



