Behari: Tirana ka liderë në çdo repart, Kukësi ishte më afër fitores

Behari: Tirana ka liderë në çdo repart, Kukësi ishte më afër fitores

Duke folur për fitoren e Tiranës ndaj Kukësit, trajneri Ardi Behari, deklaroi se verilindorët ishin më afër triumfit, por 3 pikët i morën bardheblutë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari tha se Tirana është treguar pragmatiste dhe ka liderë në çdo repart, të cilët i përmendi edhe me emra.

Kukësi ishte më afër fitores, por 3 pikët i mori Tirana. Bardheblutë kanë 10 lojtarë, që i sjellin vërdallë dhe i marrin maksimumin.

Nuk më rezulton që Tirana të mos jetë produktive në sulm. Tirana tregohet pragmatiste dhe ka këto rezultate. Kjo për shkak se në çdo repart ka nga një lojtar lider.

Bekaj në portë, Najdovksi është lider në mbrojtje, Aleksi është kthyer në pikë kyçe për skuadrën dhe Hasani lart është ai lojtari, që me të drejtë Halili tha se do e shikoni çfarë lojtari do të jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy