Dembele dëshiron qëndrimin tek Barcelona

Dembele dëshiron qëndrimin tek Barcelona

 Përpjekjet e vazhdueshme të Barcelonës për rinovimin me Ousmane Dembele parashikohet se shumë shpejt do ti japin rezultatet .

‘’ Los Cules ‘’ janë të nderuar nga prezenca e francezit në formacionin titullar sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe spikat për talentin dhe shpejtësinë e tij  .

Një detaj determinant  i kontratës së re është reduktimi i pagës për 24 vjeçarin për të mos përkeqësuar gjëndjen ekonomike. Pikërisht hapi i katalanasve  nuk po e bind ishi-n e Dortmundit për të qëndruar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe konsiderohet  një ndër arsyet e mosrënies dakord prej shumë muajsh .  

Sipas ‘ Sport ‘  kontrata e Ousmane Dembeles  merr fund në 30 qershorin e 2022- shit dhe Barcelona pret një sakrificë të sulmuesit për të mos devijuar nga rruga e rimëkëmbjes në të gjitha aspektet .

 Gjithsesi për të dalë të fituar të dyja palët në këtë histori, drejtuesit e kuq e bluve kanë menduar një variant për francezin që do të varet nga paraqitja e tij në fushë për të arritur tek objektivi i dëshiruar që lidhet me të njëjtin përfitim si më përpara .

 Patjetër që ky aksion i guximshëm nënkupton një sfidë më vete për Osumane Dembele që do të verifikojë  limitet e perlës së Barcelonës pa të cilin spanjollët do të humbisnin shumë në ofensivë .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy