Lewandowski kërkesë për Bayernin

Lewandowski kërkesë për Bayernin

Të qënit një bomber si pak të tjerë , i jep natyrisht shumë privilegje Robert Lewandowskit në lidhje me të ardhmen .

Pretendentët për polakun janë disa dhe prej kohësh flitet se ky sezon mund të shënojë fundin e eksperiencës së ishi-t të Dortmundit në ‘’ Allianz Arena ‘’.

Eleminimi nga Champions League i ka dhënë përgjigje shumë çështjeve në kampin bavarez dhe së fundmi është përfolur edhe për një paraakord të 33 vjeçarit me Barcelonën .

Megjithatë tentativat e agjentit  Pini Zahavi për qëndrimin e Robert Lewandowskit vijojnë të pandërprera të cilat sipas gjermanes ‘ Bild ‘ përfshijnë një përfitim vjetor prej 30 milionë eurosh , shumë e majme në sytë e drejtuesve të Bayern Munchen.

Nuk mund të anashkalohen tentativat e pareshtura të rekordemënve të Bundesligës për t’ia reduktuar rrogën ishi-t të Dortmundit por si duket kjo teori nuk do ti çojë gjëkundi pasi palët e përfshira janë të bindura për kërkesat respektive dhe synojnë ti shkojnë deri në fund kësaj historie.

Sigurisht idetë e golashënuesit për të ardhmen kanë ngjallur një lloj  shprese për pretendentët , në veçanti Barcelonën e cila kërkon medoemos ta transferojë në ‘’ Camp Nou ‘’ për të mos e ndalur vrullin drejt sukseseve ndërsa për Bayernin natyrisht gjërat sa vinë e vështirësohen pasi është një ndër lojtarët më produktivë të kontinentit të vjetër. 

Arritja në këtë stad sigurisht i jep të drejta absolute për çdo lloj kërkese sepse i ka përmbushur me përpikmëri detyrat në ekipin e Julian Nagelsmann, trainer që i dha lamtumirën Champions Leagues , duke riktheksuar protagonizmin e Unay Emery-t në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy