Ndikimi i sportistëve, Lila: Duhet të jenë aktivë dhe të japin mesazhe

Ndikimi i sportistëve, Lila: Duhet të jenë aktivë dhe të japin mesazhe

Duke marrë shkas nga impakti i madh që sportistët kanë në të gjithë botën, futbollisti Andi Lila tha se duhet të japin mesazhe.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se pavarësisht vështirësive që ka futbolli nuk është ngritur asnjëherë zëri në mbështetje të sportistëve.

“Futbollistët kanë impakt të madh në publik sepse i ndjek e gjithë bota. Futbolli është sporti më masiv në botë dhe më i bukuri. Mendoj se sportistët duhet të japin mesazh, nuk mendoj se duhet ti marrim vetëm ditën e fushatës dhe ti nxjerrim si kloun cirku. Unë jam kryetar i sindikatës së futbollistëve në Shqipëri. Futbolli këtu ka njëmijë e një halle por zëri asnjëherë nuk është ngritur. Këtu ka sportistë që nuk paguhen, që nuk u paguhen sigurimet, futbollistët nuk kanë si stërviten. Në 8 vite është bërë shumë pak për sportin.  E pranoj që janë bërë tre stadium, por të shikosh stadiumin e Kavajës kullosin delet. Ne nuk do tolerojmë që terrenet sportive të preken. Në Shqipëri vetëm 4% e popullsisë merren me sport, ndërkohë që në vendet nordike 70% e popullsisë merren menjë lloj sporti”, tha Lila.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy