Andreas Christensen, afër largimit nga Barcelona

Andreas Christensen, afër largimit nga Barcelona

Dëmtimet e vazhdueshme të Andreas Christensen si duket do t’ia vënë shumë shpejt pikën eksperiencës tek Barcelona.

Danezi nuk ofron garanci për të ardhmen dhe zgjidhja e vetme është shitja e tij gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ pretendojnë përforcimin e arkave, për tu hedhur në sulm për lojtarë të rinj gjatë kësaj periudhe.

Në sezonin e parë me spanjollët nordiku pati një ecuri premtuese por me kalimin e kohës rendimenti i tij erdhi duke rënë dhe e humbi garën me Ronald Araujon, Inigo Martinez, Jules Kounden dhe Pau Cubarsi, të cilët janë preferuar nga traineri Hansi Flick.

Për më tepër nëse largohet nga Katalunja,do të kishte shansin për të treguar veten tek një tjetër ekip, për të cilin disa në Premier League po luftojnë.

Drupal Ad

Kualiteti i ishi-t të Chelseat është i padiskutueshëm dhe sigurisht do ta gjente veten tek secila skuadër, qoftë e elitës dhe jo vetëm.

Statistikat e këtij sezoni e përforcojnë largimin nga ish fituesit e La Ligas dhe Champions Leagues pasi numëron vetëm 1 sfidë, fakt i patolerueshëm për një lojtar të këtij kalibri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy