Fillon përçarja te PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin

Fillon përçarja te PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin

Paris Saint-Germain ka bërë një merkato të madhe këtë verë, teksa transferimeve të shumta, i ka vënë vulën me afrimin e Leo Messit. Parisienët kanë formuar kështu një skuadër të frikshme për të gjithë kundërshtarët.

Treshja e sulmit të PSG, Neymar-Messi-Mbappe, mund të quhet edhe si më e mira e viteve të fundit, të paktën sipas emrave, pasi gjithçka mbetet të shihet në fushë. Megjithatë afrimi i Messit, ndonëse ka lumturuar së tepërmi tifozët dhe një pjesë të lojtarëve, duket se ka sjellë edhe përçarje në skuadrën franceze.

Sipas asaj që raportohet së fundmi nga Franca, ylli i PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin dhe për këtë arsye i ka kërkuar largimin drejtuesve. Ylli francez nuk është i lumtur me afrimin e “Pleshtit” dhe i ka kërkuar drejtuesve të largohet, pasi dihet që dëshira e tij e madhe është të kalojë te skuadra e Real Madrid.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy