Chelsea i Frenk Lampard duket se i ka të qarta objektivat për sezonin e ardhshëm. Klubi londinez ka zyrtarizuar sot goditen e tretë në merkato, duke konfirmuar se sezonin e ardhshëm do të luftojë për të gjitha fronet.
Kjo jo vetëm për sasinë e blerjeve, por edhe për cilësinë. Të paktën duke iu referuar pritshmërive.
Sot për t’u bërë pjesë e londinezve ka qenë radha e Benjamin Chilwell, mbrojtësit 21-vjeçar të Leicester dhe Anglisë. Ai ka nënshkruar për 5 vite për skuadrën nga Londra e cila për shërbimet e mbrojtësit të majtë ka paguar 50 milionë paund.
Më herët pjesë e ekipit të drejtuar nga Lampard është bërë Hakim Zyech, i marrë nga Ajax dhe sulmuesi i Leipzig Timo Werner, që u ble për shifrën e 56 mln eurove.



