
Dëshira për ta fituar Champions Leaguen vijon të jetë kryefjala e përditshmërisë tek Paris St Germain ,drejtuesit e të cilit po japin maksimumin në çdo merkato për ta thyer njëherë e mirë akullin.
‘’ Les Pariziens ‘’ gjithsesi janë një ekip që bashkjetojnë prej vitesh me suksesin dhe në çdo merkato natyrisht pretendojnë protagonizmin.
Pas akordit me Milan Skriniar, Christophe Galtier akoma po mendon përforcimin e prapavijës dhe sipas L’Equipe, Kim-Min Jae është pëfshirë në listën e kryeqytetasve .
Koreani konsiderohet një ndër më të mirët e Luciano Spallettit tek Napoli , ekip i cili është pranë një arritje historike siç është fitimi i Scudettos.
Për më tepër të besuarit e strategut italian janë kualifikuar edhe në çerekfinalet e Champions Leagues duke dhënë për të kuptuar se përkushtimi dhe insistimi një ditë i japin rezultatet.
Për 26 vjeçarin Paris St Germain do të ketë një sfidë titanësh sepse edhe Manchester United po kërkon një qendërmbrojtës dhe duke iu referuar potencialit të ‘’ The Red Devilsave ‘’ arrihet në konkluzionin se fituesit në fuqi të Ligue 1 s’do ta kenë aspak të lehtë .



