
Gazetari i sportit, Tami Kona, duke komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Anglisë me shifrat 5-0, tha se strategjia e përdorur nga trajneri Reja për këtë ndeshje ishte e gabuar. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Kona theksoi se ka ardhur koha që trajneri Reja të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.
“Humbja me Anglinë duket sikur na ka kthyer disa vite prapa. Shumë skuadra nga Ballkani kanë bërë apa para.
Ndaj Anglisë ishte një skemë e gabuar e Rejës. Nuk mund të mateshin forcat me një skuadër të tillë. Nuk mund të përdorej ajo skemë.
Nuk e kuptoj pse Broja nuk ka ardhur këtu. Nuk e kuptoj pse nuk u aktivizua ndaj Anglisë.
Në ekipin kombëtar nuk mund të bëjmë eksperimente, serioziteti duhet të jetë më i madh. Nuk duhet të kemi si rasti i Brojës. Meritonte të luante titullar ndaj Polonisë për atë që tregoi. Për ndeshjen me Anglinë nuk arrij ta kuptoj si nuk luajti një lojtar si Broja titullar.
Ikën apo jo trajneri, kjo ka pak rëndësi. Shumë trajnerë kanë ikur nga Shqipëria pas një rezultati tupërues. Sot e shikoj si ndeshje shumë të vështirë. Sot është një formacion i improvizuar. Kjo nuk është Kombëtarja jonë. Disa nga lojtarët që do të luajnë nuk kanë mimuta. Duket sikur në letër e kemi siguruar vendin e tretë. Kam mendimin që ndeshja sot do të jetë shumë e vështirë. Ndeshja duhet fituar, sepse shkojmë 18 pikë dhe ruajmë vendin e tretë.
Duka mbetet gjithmonë një fans i trajnerëve të huaj, sidomos italian. Unë them se trajneri Reja duhet të largohet vetë. Pas kësaj, ai duhet të ikë. Mbase ka ardhur momenti për një trajner shqiptar, megjithëse nuk besoj se kjo do realizohet. Kam mendimin që ka ardhur koha që Reja të largohet.”, u shpreh Kona.



