Seferi: Dua të luaj me Kombëtaren, kemi dy finale

Seferi: Dua të luaj me Kombëtaren, kemi dy finale

Sulmuesi Taulant Seferi, ka folur para mediave, pas grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Seferi u shpreh se i ka luajtur të gjitha ndeshjet me Vorskla në Ukrainë, ndërsa shtoi se dëshira e tij është të ketë minuta edhe me kombëtaren kuqezi, në dy sfidat që ai i quan si finale.

Është e vërtetë i kam luajtur të gjitha ndeshjet me Vorskla, ndjehem mirë pastaj është zgjedhja e trajnerit se kush do fillojë nga minuta e parë dhe kush do jetë në stol. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të jemi të gjithë bashkë, pasi kemi mungesa shumë të rëndësishme dhe na mërzisin që nuk janë me ne. Uroj të kthehen sa më shpejt, por ne që jemi duhet të japim maksimumin pasi janë ndeshjet finale.

Pa dyshim që të fitosh ndeshjen na duhen golat dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë, kjo është gjë e mirë dhe shpresoj që kush do jetë në fushë të shënojë. Do doja të luaja, pak rëndësi se ka kundër kujt, kushdo jetë në fushë duhet të japë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale dhe kjo na duhet që të ngremë kombëtaren lart të gjithë së bashku.

Ne e dimë që Izraeli është kundërshtar i fortë e sidomos në fushën e tyre, por do punojmë këto gjashtë ditë të gjejmë pikët e dobëta. Fokusi ynë tani është Izraeli, pasi është ndeshja e parë, pastaj do flasim për ndeshjen e radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy