Zyrtare/ Partizani firmos me portierin e Kombëtares U-21

Zyrtare/ Partizani firmos me portierin e Kombëtares U-21

Vokli Laroshi është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq nëpërmjet faqes zyrtare, ka bërë të ditur firmën me portierin 20-vjeccar.

Laroshi është edhe pjesë Kombëtares Shpresa, teksa tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Pasi shkëlqeu me Turbinën në Kategorinë e Parë, Laroshi do të vazhdojë karrierën në kryeqytet me “demat”.

Njoftimi i klubit:

Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Vokli Laroshin. Portieri i talentuar 20 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë për tre vitet e ardhshme dhe bashkohet me Partizanin pas eksperiencës pozitive me ekipin e Turbinës. Laroshi është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër. Njëkohësisht portieri cërrikas është edhe pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21 dhe është grumbulluar për sfidën zyrtare ndaj Republikës Çeke në program në 6 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy