Napoli, tre opsione për stolin

Napoli, tre opsione për stolin

Rrëshqitja e shpejtë e Napolit në Serinë A pas një sezoni të mrekullueshëm po tregon se rivaliteti ndërmjet ekipeve po bëhet gjithmonë edhe më i ashpër.

‘’ Il Partenopei ‘’ e kanë humbur rrugën në kampionatin italian, fakt që konfirmohet me renditjen në vendin e 10-të, pesë pikë larg Europës, pas 24 sfidave.

Megjithatë, bardhekaltërit ende janë në lojë në Champions League, të cilët i presin dy sfida në 1/8-tat kundër Barcelonës por me kohë ka filluar puna nga drejtuesit për gjetjen e një zëvëndësuesi ideal për Walter Mazzarrin.

Presidenti Aurelio Di Laurentis po analizon tre trainerë,duke filluar nga Antonio Conte, Roberto De Zerbi dhe Stefano Pioli.

Po tentohet me çdo mënyrë që kjo situatë e vështirë e napolitanëve të marrë fund, objektivi i të cilëve është rifutja në rangun e më të mirëve, në Itali dhe Europë.

Rezultatet e deritanishme nuk japin garanci për pjesëmarrjen në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër në sezonin vijues por përqëndrimi tanimë është maksimal nga ana e drejtuesve.

Flitet për tre kandidatë me shumë eksperiencë por nuk përjashtohet zgjerimi i listës, ashtu siç ka ndodhur në çdo periudhë transferimesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy