Leonardo: Real Madrid duhet të dënohet për Mbappe

Leonardo: Real Madrid duhet të dënohet për Mbappe

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është shprehur se Real Madrid duhet të dënohet, pasi ka punuar për të nënshkruar me sulmuesin francez, Kylian Mbappe për ta marrë falas, kur këtij të fundit t’i përfundojë kontrata. Më tej, Loenardo tha se te klubi parisien duan të rinovojnë kontratën me futbollistin.

“Nga Madridi e mohojnë, por mendoj se Real Madrid ka punuar për blerjen e Mbappe (si agjent i lirë) për një kohë të gjatë. Për dy vite kanë folur publikisht për Mbappe. Ata duhet dënuar.

Ideja jonë është të vazhdojmë kontratën e Mbappe. Asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kylian është perfekt për PSG-në, pastaj kemi Leo dhe Neymar. Ne asnjëherë nuk planifikuam të ardhmen pa Mbappe.

Nga Real Madrid shoh mos respekt për Mbappe. Nuk është lojtar normal, është ndër më të mirët në botë. Trajneri, bordi, lojtarët e Realit folën për Kylian, mendoj që ky është plani i tyre. Është mos respekt”, deklaroi Leonardo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy