
Marash Kumbulla do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mbrojtësi ka arritur marrëveshjen, për rinovimin e kontratës.
Kumbulla do të firmosë zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2027, ndërkohë që kontrata aktuale skadon në vitin 2025.
23-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira te verdhekuqtë, por duket se drejtuesit kanë ende besim te lojtari, të cilit i kanë ofruar rinovimin.



