Sfidë interesante për Oihan Sancet

Sfidë interesante për Oihan Sancet

Sezoni i shkëlqyer i Oihan Sancet me Athletic Bilbaon, me kalimin e kohës po i siguron pretendentë cilësorë.

Mesfushori e ka konsoliduar vendin e titullarit në 11-shen e Ernesto Valverdes, për të cilin Tottenhami, Arsenali dhe Milani do të luftojnë gjatë merkatos së verës.

23 vjeçari është një ndër më të spikaturit e vaskëve, i cili para pak kohësh e rinovoi kontratën deri në 30 qershorin e 2032-shit, fakt që natyrisht ia pamundëson largimin nga ‘’ San Mames ‘’ edhe pse flitet për ekipe me shumë histori.

Spanjolli falë paraqitjeve ka arritur të grumbullohet edhe në kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ nga strategu Luis de la Fuente, i cili numëron 4 gola dhe 6 asiste në 33 sfidat e deritanishme.

Falë kapacitetit të numrit një të stolit, edhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po tregojnë vlerat në sezonin aktual, skuadër momentalisht në zonën e Europës, 11 pikë larg ndjekësit më të afërt Real Betisit.

Gjithsesi edhe pse kontrata e firmosur nënkupton një lloj barrierë, duhet parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës, e cila gjithmonë ka prodhuar shumë surpriza, sidomos në lidhje me ekipet e elitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy