
Ecuria jo e mirë e Santiago Gimenez tek Milani e ka vënë seriozisht në pikpyetje qëndrimin në ‘’ San Siro ‘’.
Sulmuesi nuk e ka bindur Massimilliano Allegrin, një trainer shumë kokëfortë dhe ndër më cilësorët, sidomos në Serinë A.
Sipas ‘ Calciomercato ‘, ishi i Juventusit kërkon një lojtar më rezultativ në metrat e fundit, edhe pse cilësitë e 24 vjeçarit të lindur në Buenos Aires nuk mund të vihen në diskutim.
Në 30 sfidat me ‘’ Djallin ‘’ Santiago Gimenez ka shënuar 7 gola dhe ka kontribuar me 5 asiste por që nga maji i 2025-sës nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Një statistikë e tillë konsiderohet larg pritshmërive dhe nuk mund të tolerohet tek shtatë herë fituesit e Champions Leagues.
Mënyra se si e interpreton lojën dhe efektiviteti në hapësirat e ngushta në njëfarë mënyre ja rrit vlerat Santiago Gimenezit por konsiderohet e pamjaftueshme në lidhje me objektivat e Milanit.
Investimi prej 35 milionë eurosh ende nuk është justifikuar dhe ndeshjet vijuese do të jenë tejet determinante për amerikano-jugorin.
Duhet kujtuar se në të shkuarën e afërt shkëlqeu tek Feyenoordi, skuadër me të cilën zhvilloi tre sezone të një niveli shumë të lartë.
Kontrata me gjigandët e Scudettos dhe jo vetëm skadon në 2029-tën i cili përfiton 2.5 milionë euro në sezon por sidoqoftë duhet ritheksuar se të vihesh nën drejtimin e Massimilliano Allegrit përbën një sfidë për çdo lojtar.



