
Kupa e Shqipërisë do të rikthehet në fundjavë, me 4 sfida tejet interesante, të cilat janë ndarë në dy ditë.
Të mërkurën, duke filluar nga ora 13:45, në fushë do të zbresin 4 skuadra. Egnatia pret në shtëpi Laçin, në një sfidë ku të dyja skuadrat vijnë me moralin e lartë, pas rezultateve në kampionat.
Sfida tjetër është ajo mes Flamurtarit që militon në Kategorinë e Dytë dhe Vllaznisë. Shkodranët vijnë si favoritë, por nuk përjashtohen surprizat.
E enjtja rezervon dy përballje akoma më interesante. Spikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit, sfidë e cila starton në orën 13:45.
3 orë më vonë, në Korçë, luan Skënderbeu vendas me Teutën, dy skuadra që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8
E mërkurë, 26 janar 2022
13:45 Egnatia – Laçi
13:45 Flamurtari – Vllaznia
E enjte, 27 janar 2022
13:45 Dinamo – Partizani
16:45 Skënderbeu – Teuta



