
Për Neymar e diela ka qenë një ditë e cila i ka rikthyer kujtimet më të këqija që ndodhën për dy sezone me radhë kur braziliani u detyrua të mos zbriste në fushat e gjelbra si pasojë e lëndimeve, të cilat rastësisht i ndodhin po në të njëjtën periudhë.
Kjo për shkak se në përballjen me Lyon një kundërshtar e dëmtoi brazilianin. Në pamje të parë lëndimi dukej i rëndë, por këtë herë 29-vjeçari do t’ia hedhë me tre javë jashtë. Për këtë lajm të mirë vetë Neymar ka reaguar në rrjetet sociale.
“Lotët u shkaktuan nga dhimbjet e mëdha të dëshpërimit, frikës, ankthit, operacionir dhe patericat, të cilat më kaluan ndërmend si pasojë e kujtimeve të këqija.
Mund të kishte shkuar më keq për mua, por Zoti më shpëtoi nga një dëmtim serioz,”- shprehet Neymar.



