“Kampionat shumë i fortë”, Demi: Partizanin e kam dobësi, bordi donte të më shkarkonte

“Kampionat shumë i fortë”, Demi: Partizanin e kam dobësi, bordi donte të më shkarkonte

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, e konsideron kampionat shumë të fortë Kategorinë Superiore.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Demi deklaroi se janë disa skuadra për titull, ndërsa shtoi se gjithë ekipin e ka dobësi.

Unë nuk jam marrë ndonjëherë me gjykimin, përveç 2-3 rasteve që kanë qenë bajat. Gjykimi në derbi, ka qenë serioz për të dy palët. Nëse vazhdohet kështu, edhe ne presidentët nuk kemi pse flasim. Kuptohemi kur bëhet gabimi pa dashje, problemi është mos bëhen me dashje sepse të gjithë investojmë për këtë. Edhe nga Tirana më thanë se Partizani e meritoi fitoren në derbi.

Rrogozhina është në garë me ne për titull. Vllaznia nuk diskutohet, sepse nuk e ka për herë të parë. Të gjithë po investojnë. Dëshira ime është që titulli të fitohet nga Partizani. Fituam derbin e parë dhe shkuam më pas me 5 rezultatet negative. Çfarë vlerë ka fitorja në derbi atëherë?! Derbi ka vlerën emocionale, por nuk është asgjë përveç 3 pikëve. Është shumë e rëndësishme të vazhdojë ecuria pozitive. Shpresojmë të bëjmë lojërat e mira. Partizani nuk është dorëzuar akoma nga Kupa.

Unë e kam gjithë ekipin dobësi. Skuka ishte diçka e veçantë sepse ishte një djalë me karakter të lartë.  Shitja ishte shumë e mirë dhe bëra një punë të fortë që edhe lojtari të ishte i lumtur atje. Skuka dha shembullin që duhet ta ngremë kampionatin, për të shkuar te këto shifra.

Në lidhje me zërat për një largim të Olsi Ramës, Demi u shpreh se nuk është shkëputur asnjë ditë nga klubi.

Olsi Rama nuk është shkëputur asnjë ditë nga Partizani. Ka qenë edhe në ditë të mira dhe në të vështira. Ka qenë në mbështetjen time. Është gjithmonë ndihmesë për ekip. Kmei një bord serioz, sa edhe mua donin të më shkarkonin.

Partizani ka vetëm këmbët e veta për të dalë kampion. Nuk e pengon asnjë njeri. Mendoj se te 51% jemi në rrugën e duhur për kampion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy