
Juventusi mposhti minimalisht Interin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Një gol i shënuar nga Kostic në minutën e 23-të, i dha fitoren bardhezinjve, që marrin një fitore të rëndësishme në transfertë.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Interi mban vendin e tretë me 50 pikë.



