
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka këputur sërish ligamentet e gjurit. Diçka e tillë është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, Reims që bën me dije se dëmtimi u shkaktuar gjatë ndeshjeve para-sezonale.
Tashmë sulmuesi është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit dhe nuk dihet ende se sa do të mungojë. Kujtojmë se të njëjtin dëmtim Zeneli pësoi edhe në vitin 2019, i cili e la jashtë fushave të blerta për një vit.
Futbollisti nuk po kalon një moment të mirë, teksa dëmtimet nuk po e lënë të qetë, për të treguar formën e tij më të mirë.



