Massimilliano Allegri, kërkon Vlahoviç tek Milani

Massimilliano Allegri, kërkon Vlahoviç tek Milani

  E ardhmja e Dusan Vlahoviç tek Juventusi vijon ende në pikpyetje, të cilit në asnjë merkato nuk i kanë munguar pretendentët.

Në atë të verës, drejtuesit e Milanit do të tentojnë ta transferojnë serbin në ‘’ San Siro ‘’, ekip i cili do të nisë një tjetër etapë nën drejtimin e Massimilliano Allegrit. 

Golashënuesi së fundmi ka refuzuar Fenerbahçen, ç’ka do të thotë se kuqezinjtë kanë një lloj avantazhi për të marrë shërbimet e tij. 

25 vjeçarit i përfundon kontrata me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në qershorin e 2026-tës dhe duke iu referuar këtij fakti, drejtuesit janë shprehur se janë të gatshëm të negociojnë për afro 30 milionë euro, sipas të përditshmes ‘ MundoDeportivo ‘. 

Prej katër sezonesh Dusan Vlahovic përfaqëson ish rekordmenët e Scudettos, për të cilin gjithsesi ‘’ Djalli ‘’ s’do ta ketë aspak të lehtë sepse rroga e tij vjetore i arrin 12 milionë eurot. 

Gjithsesi, bisedimet ndërmjet palëve vijojnë dhe parashikohet se ditët pasardhëse do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Dusan Vlahovic. 

Sezonin aktual ishi i Partizan Beogradit e përfundoi me 15 gola në 41 sfida, i cili nëse do të ndryshojë destinacion natyrisht do të shëndërrohej në një ndër protagonistët e kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy