Sfida me Moldavinë, Silvinjo nuk ndryshon formacionin fitues

Sfida me Moldavinë, Silvinjo nuk ndryshon formacionin fitues

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të premte, siç është ajo ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Kuqezinjve i mjafton vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin, por që nga fillimi do të synohet fitorja.

Tekniku kuqezi nuk dëshiron të ndryshojë formacionin që e solli deri këtu dhe për këtë arsye i ka planet e qarta për titullarët.

Në portë do të luajë Berisha, në të djathtë të mbrojtjes Hysaj, në të majtë Mitaj dhe qendra do të përbëhet nga dyshja Gjimshiti-Ismajli.

Asllani ia ka dalë të rikuperohet plotësisht dhe do të jetë në mesfushë së bashku me Ramadanin. Para tyre do të luajë Bajrami, i cili do të jetë në mbështetje të treshes së sulmit Seferi-Cikalleshi-Asani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy