Conor Gallagher, i përgjigjet Atletico Madridit

Conor Gallagher, i përgjigjet Atletico Madridit

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë hedhur një hap të suksesshëm në orët e fundit.

‘’ Los Colchoneros ‘’ po avancojnë ashtu siç duhet për t’ia plotësuar kërkesat Diego Simeones.

Sipas Fabrizio Romanos spanjollët ja kanë dalë në lidhje me transferimin e Conor Gallagher, për të cilin thuhet se presidenti Enrique Cerezo do të shpenzojë 40 milionë euro.

Kontrata e firmosur do ta lidhë me ish fituesit e La Ligas deri në 2029-tën, nën drejtimin e një ndër trainerëve më të mirë të botës.

Me 24 vjeçarin në përbërje, ‘’ El Cholo ‘’ do të tentojë ti japë më freksi repartit të mesfushës, i cili shquhet për përshtatjen në disa pozicione, shpejtësinë dhe aspektin teknik.

Traineri argjentinas është mjaft ambicioz dhe gjithmonë beson se Atletico Madridi mund të bëjë akoma më shumë, në çdo kompeticion.

Sigurisht është një blerje e bujshme për këtë skuadër, pretendente për fitimin e titujve të rëndësishëm, edhe pse vitet e fundit ka mbetur në prapavijë.

Duhet theksuar se rendimenti i shfaqur nga Atletico Madridi për sa i përket performancave, sidomos në Spanjë nuk ka patur luhajte pasi pothuajse në çdo sezon renditet ndër katër më të mirat e këtij kampionati.

Pas dy viteve tek Chelsea, Conor Gallagher do të provojë ndjesinë e të luajturit në Primera Division dhe gjithashtu në Champions League, me një rival të sikletshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy