
Problemet e hasura në lidhje me rinovimin e Matthijs de Light kanë vënë në dyshim qëndrimin e hollandezit tek Juventusi.Drejtuesit e '' Zonjës së Vjetër '' ende nuk e kanë gjetur rrugën për ta firmosur akordin dhe ky fakt tashmë i ka hapur rrugë thashethemeve për largimin e qëndërmbrojtësit nga '' Allianz Stadium ''.
Përpara disa javësh 22 vjeçari bëri me dije se nuk dëshiron rinovimin e kontratës në mesin e sezonit për arsye se dëshironte të bindej për vendimarrjen e tij, e cila ndoshta do të vijë gjatë verës por duhet theksuar se kjo kundrakohë e torinezëve ka shkaktuar interesin e Barcelonës dhe Manchester United , skuadra të cilat momentalisht janë më të avantazhuarat për ishi-n e Ajax Amsterdamit.
Në rastin e '' Los Cules '' sigurisht vijojnë shumë të përqëndruar për arsye të problematikave ndër vite në prapavijë dhe Matthijs de Light tregoi në të kaluarën në '' Johan Cruyff Arena '' se është një ndër sukseset më të mëdha të hollandezëve por tek italianët nuk ka mundur të bëjë shumë dhe të vijojë në rrugën e të qënit ndër më të mirët e botës në pozicionin ku aktiviziohet.
Duke qenë se Gerard Pique është në hapat e fundit të karrierës, '' Blaugranët '' sigurisht duhet të gjejnë një zëvëndësues për spanjollin që do të mbetet gjatë në memorien e këtij klubi , i cili tregoi aftësitë edhe tek '' La Furia Roja '' me dy Europiane
dhe një Botëror të fituar.
Juventusi investoi 70 milionë euro për gjigandin e prapavijës në 2017-tën, kontrata e të cilit mbetete vlefshme deri në 2024-tën por nëse kjo çështje do të vijojë të zgjatet , mund të rrezikojë seriozisht qëndrimin e Matthijs de Light tek rekordmenët e Scudettos .
Sezoni i ardhshëm do të jetë starti i një cikli të ri në historinë e këtij klubi për të cilin prioritet do të jetë fitimi i trofeve për të mos u distancuar edhe më shumë me të kaluarën, gjatë të cilës mposhtën çdo rival me merita absolute.



