Duel gjigandësh për  Aleksander Isak

Duel gjigandësh për Aleksander Isak

 Pavarësisht rinovimit me Real Sociedad  deri në qershorin e 2026- tës, e  ardhmja e  sulmuesit Aleksander Isak konsiderohet skeptike  .

Kjo falë rendimentit të shkëlqyer  dhe tashmë për për ishin e Willem II do të zhvillohet   një duel  gjigandësh në Premier League . 

Rritja e 22 vjeçarit ka rezultuar shumë e shpejtë , faktor determinant për t’ia mbushur mendjen Manchester United dhe Manchester City-t. ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ parashikohet se do të kenë një rivalitet shumë të ashpër deri në fund për yllin e  ‘’ Txuriurdines ‘’ të cilët janë një kundërshtar për tu vlerësuar si në La Liga ashtu edhe në Europa League .

Pauza dy javore për shkak të impenjimeve të kombëtareve foli me superlativa për nxënësin e Imanol Alguacil i cili  në këtë periudhë të shkurtër shënoi një dygolësh për  Suedinë duke e afruar  me kualifikimin për në Botërorin e Katarit .

Pikët e fituara kanë ndikuar automatikisht në rritjen e vlerës së kartonit e cila aktualisht kap  90 milionë eurot .  Për anglezët  nuk përbën problem për vetë faktin e të qënit një superfuqi   dhe nëse i referohemi  bardhekaltërve Pep Guardiola e ka përzgjedhur në rastin e dështimit për Robert Lewandovskin për të cilin pretendentët shtohen dita – ditës .

Ndërsa për sa i përket  ‘’ The Red Devilsave ‘’ fakti  se Cristiano Ronaldos i mbeten edhe pak vite në elitë  thekson se dalë-ngadalë duhet të vlerësojnë opsione të tjera  për të pasuruar sulmin . 

Me statistikat e deritanishme mund të guxohet të thuhet se e ardhmja e Aleksander Isak do të jetë larg ‘’ Real Arenas ‘’ por duhet të analizohet ecuria e bomberit deri në fundin e sezonit . 7 ndeshjet e para pavarësisht se shtatlarti nga Solna ka shënuar vetëm 1 gol janë një dëshmi se është vetëm fillimi për asin e spanjollëve .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy