
Pas eleminimit të Rayados Monterrey në gjysëmfinalen e kampionatit meksikan kundër Tolucas Sergio Ramos ka marrë një vendim për të ardhmen.
Spanjolli e ka finalizuar etapën në këtë ligë, sipas raportimeve të prestigjozes ‘ Marca ‘.
39 vjeçari sigurisht i dha një tjetër ritem ekipit të Domenec Torrent por nuk mjaftoi për të arritur objektivat.
Me transferimin në Meksikë andaluziani u shëndërrua në një ndër protagonistët dhe mori vëmëndjen e shumë mediave në nivel mbarëkombëtar.
Megjithatë, me eksperiencën mbi supe dhe titujt e fituar gjatë karrierës Sergio Ramos ka deklaruar se ende ka shumë për të dhënë në këtë sport, një ndër më të ndjekurit në botë.
Së fundmi disa ekipe nga Major League Soccer dhe Arabia Saudite kanë shfaqur interes për ish kampionin e Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, një referent me secilin ekip që ka luajtur.
Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë qendërmbrojtësi për vijimësinë, nëse do të rikthehet në Spanjë apo do të vendosë për fillimin e një eksperience tek një tjetër ligë.
Duhet shtuar se fiziku i admirueshëm dhe pasioni për këtë profesion e kanë bërë ti rezistojë çdo sfide, pavarësisht moshës mbi supe.



