Tottenhami pëlqen De Vrij

Tottenhami pëlqen De Vrij

 E ardhmja skeptike e Stefan De Vrij tek Interi do ta shëndërrojë në një ndër protagonistët e merkatos së zikaltërve .

Hollandezi pëlqehet shumë nga ish traineri  Antonio Conte pasi i njeh shumë mirë aftësitë e tij dhe ishte pjesë e suksesit të italianëve në Serinë A.

 Tottenham Hotspuri është futur në valle për transferimin e 30 vjeçarit në ‘’ Whte Hart Lane ‘’ pasi eksperienca e akumuluar ndër vite mund ti shërbejë prapavjës së ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ të cilët nën drejtimin e Antonio Contes mbeten në luftë për një vend në Champions League në sezonin vijues , objektiv i hershëm i drejtuesve .

Nëse kryeqytetasit do ta arrijnë, mund të ndalojnë largimin e shumë yjeve si përshembull Harry Kanen , për të cilin prej shumë kohësh luftojnë ekipet e njohura.

Champions League është kompeticioni më i famshëm i kontinentit të vjetër dhe çdo klub dhe trainer e ëndërron të bëhet pjesë e tij .

Eksperienca e trainerit nga Lecce ka ndikuar në performancën e nxënësve të tij duke e treguar edhe një herë se me 3-5-2 – shin e famshëm mund të shkojë shumë larg  siç e bëri edhe me skuadrën nga Milano.

 Por s’duhet anashkaluar as qëndrimi i Stefan De Vrij në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pasi në javën e fundit të Serisë A mund të ndodhë e papritura dhe ky fakt mund të ndikojë në vendimarrjet e lojtarëve të rëndësishëm duke ia pamundësuar  ‘’ Spursave ‘’ objektivin.

Antonio Conte ka një përgjegjësi shumë të madhe dhe në javët e fundit i pret një rival i vështirë në fushën e tij si Norwich City i cili tashmë ka rënë në Championship dhe Tottenhami duhet të bëjë kujdes sepse fakti se djemtë e Dean Smith s’kanë asgjë për të humbur mund t’ia prishin  planet trainerit nga Lecce i cili vijon të tregojë se është një ndër më të mirët në botë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy