
Mungesa e rezultateve në metrat e fundit, sigurisht vijon të jetë një ndër shqetësimet e trainerit Erik Ten Hag.
Manchester United nuk ka bindur në sfidat e zhvilluara në lidhje me këtë repart dhe tashmë drejtuesit kanë filluar të mendojnë për ta ndryshuar historinë.
Sipas informacioneve, ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për Lautaro Martinezin plus huazimin e Joshua Zirkzee për ta nxjerrë ekipin nga gropa ku ka rënë.
Argjentinasi siç dihet ofron shumë garanci pasi e ka demostruar edhe në rradhët e Interit.
Ishi i Racing Club aktualisht konsiderohet një ndër më të rrezikshmit në Europë dhe anglezët do të shfrytëzojnë në maksimum potencialin në aspektin ekonomik për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Para pak muajsh ishi i Bolognas vendosi të startojë një eksperiencë në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ për më tepër se 40 milionë euro dhe drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të tentojnë ti vënë pikën kësaj historie zhgënjyese në fazën e parë të sezonit.
Ndërkohë, për zikaltërit një shifër e tillë mund të rezultojë bindëse dhe njëkohësisht prezenca e Joshua Zirkzee do ti vinte në ndihmë skuadrës së Simone Inzaghit.
Po punohet me shumë përkushtim për arritjen e marrëveshjes, e cila s’do të jetë e lehtë për arsye të rëndësisë së kampionit në fuqi të botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ tek kampionët në fuqi të Serisë A.
Prej shtatë sezonesh në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, ‘’ Demi ‘’ vijon të jetë lideri i ofensivës së Interit, i cili pretendohet pothuajse në çdo merkato.



