Arsenali, deklaron largimet

Arsenali, deklaron largimet

 Ecuria e shkëlqyer e Arsenalit në sezonin aktual, po nxjerr në pah potencialin e Mikel Artetas.

‘’ Topchinjtë ‘’ janë momentalisht kryesues të Premier Leagues por duhet theksuar se Manchester City ka edhe një sfidë më tepër për të zhvilluar.

Besohet se gjatë merkatos së verës do të ndërhyhet fuqishëm nga drejtuesit por priten edhe largime nga ‘’ Emirates ‘’.

Numri një i stolit nuk ka mbetur i kënaqur me rendimentin e disa lojtarëve, si përshembull Aaron Ramsdale, Eddie Nketiah, Emile Smith-Rowe, Kieran Tierney, Nuno Tavares, Sambi Lokonga dhe Reiss Nelson.

Qëllimi i spanjollit është shtimi i forcave në të gjitha repartet për të qenë edhe më kompetitivë në sezonin vijues, sidomos nëse kryeqytetasit do të shpallen kampionë për të 14-tën herë.

Në krahasim me vitet e kaluara Arsenali ka patur rritje dhe këtë fakt po e demostron me protagonizmin në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.

‘’ The Gunnersve ‘’ i mbetet edhe një sfidë për të zhvilluar për ta përfunduar sezonin, në të cilën do të masin forcat me Evertonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy