Partizani-Skënderbeu do të jetë kryesfida e javës së 27 të kampionatit shqiptar që rinis të mërkurën. Një përballje që Egzon Belica e konsideron të rëndësishme për fatet e sezonit dhe objektivat e klubit.
“Ka qenë pushim shumë i gjatë. Menduam një ndërprerje të vogël.Pushimi i gjatë kërkon kohë më të gjatë rekuperimi. Kemi punuar për këtë dhe shpresoj të jemi gatri të mërkurën. Objektiv ka qenë titulli, pasi jemi kampionë në fuqi. Shpresoj të marrim shumë pikë. Rivalë për ne janë të gjithë. Ta shpëtojmë sezonin me një vend afër kreut”.
Rikthimi në fushë e pjesa më e vështirë për lojtarët dhe testi i parë është sfida me një ekip që ka në përbërje lojtarë të rinj.
“Gjendja e lopjtarëve është e mirë.Pjesa më e vështirë dka kaluar dhe me padurim prezim fillimin e kampionatit,Shpresojmë të kapim sa më parë formën optimal.Edhe në miqësore sulmi bëri mirë dhe do të jemi gati.objektivi ka qenë titulli pasi jemi ekip kampion dhe synojmë të marrim shumë pikë duke filluar që nga skënderbeu,që ka patur ekip shumë të mirë që na ka mundur,por shpresojmë tia dalim me sukses".
Partizani ka patur mbështetje tifozët në cdo fushë, por këtej e tutje ata do të luajnë pa spektatorë. Për Belicën ky është një problem që duhet kapërcyer.
“Ndeshjet pa tifozë ndikojnë psikologjikisht,por do të ambientohemi.Duhet të bëjmë më të mirën pasi pozicioni nuk na favorizon.Vendimi për 5 zëvendësime duket shumë i drejtë Skënderbeu ndodhet në vend të 4,3 pikë më tepër se Partizani, ndërkohë që kjo do të jetë ndeshja e parë pas pandemisë”.



