Klopp: Mund të mësojmë shumë nga Real Madrid, kualifikimi nuk është i pamundur

Klopp: Mund të mësojmë shumë nga Real Madrid, kualifikimi nuk është i pamundur

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur në konferencë, një ditë para ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Real Madrid në Champions League.

Klopp deklaroi se skuadra e tij duhet të bëjë dy paraqitje të shkëlqyera për të kaluar më tej, diçka që sipas tij Realit të Madridit nuk i nevojiten.

Nuk e kisha parë më finalen në Paris deri në fundjavë. Tani që e kam parë, e di pse nuk e kisha parë. Reali është gjithmonë Real, ata kurrë nuk e humbin besimin dhe ne mund të mësojmë shumë nga madrilenët. Megjithatë, këtë herë dy ekipe të ndryshme do përballen me njëri-tjetrin në krahasim me finalen.

Jam shumë i lumtur që mund t’i luajmë këto ndeshje tani dhe jo disa javë më vonë. Duhet të bëjmë një super performancë, dy super performanca për të thënë të vërtetën. Reali nga ana tjetër nuk ka nevojë të luajë një super ndeshje. Para së gjithash duhet të luajmë me respekt. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Ne do të përpiqemi me çdo mënyrë për kualifikim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy