
Kosova do të luajë dy miqësore në muajin nëntor, ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Në lidhje me këto dy ndeshje, trajneri i Kosovës, Alan Giresse, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen.
Ftesë kanë marrë shumë futbollistë nga kampionati vendas dhe disa elementë të tjerë. Sulmuesit, Lirim Kastrati dhe Mirlind Dakun, rikthehen sërish në përfaqësuese ndërsa normalisht shumë emra të tjerë si Emërllahu, Ferati, Jashari, Haliti e me rradhë bëjnë debutimin.



