Duke filluar nga ora 15:45, do të luhet sfida e fundit për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Vllaznia pret në shtëpi Teutën, në një ndeshje që pritet e luftuar, ku të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Dy skuadrat janë me moralin ndryshe, me shkodranët që vijnë pas disa rezultateve negative dhe durrsakët që vijnë pas dy fitoreve radhazi.
Para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.



