Dhuna në stadium/ Përleshen tifozët e Kukësit dhe Laçit (VIDEO)

Dhuna në stadium/ Përleshen tifozët e Kukësit dhe Laçit (VIDEO)

Rikthehet dhuna në stadium. Ndeshja e futbollit e zhvilluar të shtunën mes Laçit dhe Kukësit, që përfundoi me fitoren e verilindorëve, u shoqërua me dhunë nga ana e dy tifozërive.

Tifozët e Kukësit, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën e tyre, pas përfundimit të takimit u sulmuan me gurë dhe sende të forta nga tifozët kurbinas.

Emisioni sportiv “Fair Play” në News24 publikoi pamjet e rënda të dhunës në stadium dhe momentet kur tifozët kurbinas sulmojnë nga jashtë stadiumit tifozët kuksianë. Në videon shfaqen breshëritë e gurëve që vinin nga jashtë stadiumit.

Tifozët kuksianë si kundërpërgjigje thyejnë stolat me to godasin tifozët kurbinas jashtë stadiumit, më pas verilindorët zgjodhën të strukeshin në cepin e murit rrethues së tribunës ku ishin vendosur. Madje një nga ata çahet në kokë. Tifozi i plagosur u fut në dhomat e zhveshjes ku mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor i Kukësit.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy