Fitorja me Teutën, Mehmeti: Mu duke si ndeshje e futbollit anglez

Fitorja me Teutën, Mehmeti: Mu duke si ndeshje e futbollit anglez

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij, fitoi minimalisht ndaj Teutës.

Mehmeti tha se fitorja ishte qershia mbi tortë, ndërsa referuar dyluftimeve, ai tha se iu duk si ndeshje e futbollit anglez.

Një ndeshje e tillë në këtë pikë të kampionatit, mund të bie pak cilësia e lojës edhe për efekt të kundërshtarit që është i fortë në ajër. Na e vështirësoi lojën. Në këtë pikë rëndësi kanë pikët. Duhet të ishim më të qetë, e nisëm keq lojën. Megjithatë, pati shumë dyluftime, mu duk si një ndeshje e futbollit anglez. Kur ka agresivitet të lartë prishet pak cilësia e lojës.

Çdo rezultat pozitiv është i rëndësishëm, por fitorja është qershia mbi tortë. Të jep shumë qetësi dhe jemi të kënaqur.

Unë nuk besoj te fati, Denisson kishte besim te goditja e tij dhe e goditi siç duhet. Ishte ndeshje me tension dhe nuk mund të jesh në dominim gjatë gjithë kohës. Teuta vinte në një formë të mirë dhe kishin besim. Skuadrat nuk kanë diferenca dhe detajet na ndajnë.

Ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen me Kukësin. Katërshja shikohet në ndeshjen e fundit, mendoj vetëm Kukësin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy