Zyrtarizohet marrëveshja, Real Madrid firmos me talentin francez

Zyrtarizohet marrëveshja, Real Madrid firmos me talentin francez

Eduardo Camavinga është zyrtarisht lojtari më i ri i Real Madrid. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me francezët e Rennes dhe në arkat e këtyre të fundit do të derdhen 40 milionë euro.

18-vjeçari i cili ndiqej nga Reali prej kohësh, tashmë do të jetë pjesë e madrilenëve, me të cilët do të firmosë deri në vitin 2027.

Pas tentativave të shumta për të marrë Kylian Mbappe, Real Madrid nuk arriti dot një marrëveshje dhe për këtë arsye vendosi të investojë në një tjetër francez, i cili gjithashtu premton shumë për të ardhmen.

18-vjeçari pas një sezoni të shkëlqyer në Francë, ndiqej nga klube të mëdha, si PSG, Manchester United dhe Real Madrid, por vetëm këta të fundit ia dolën të arrijnë një marrëveshje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy