
Eksperienca e Alexander- Arnold tek Real Madridi nuk po shkon ashtu siç duhet.
Gjithsesi anglezi mbetet një ndër më të mirët në rolin ku aktivizohet, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga Manchester City.
‘’ Qytetarët ‘’, të mbështetur fuqimisht nga presidenti Khaldoon Al Mubarak në çdo merkato synojnë protagonizmin dhe sigurisht pritet të luftojnë fort per ta transferuar 27 vjeçarin në ‘’ Etihad ‘’.
Sipas ‘ TEAMtalk ‘, ylli i Liverpoolit spikat më së shumti për efektivitetin në prapavijë, inkursionet drejt ofensivës dhe të qënit tejet i sikletshëm për çdo rival.
Natyrisht që një tekniku si Pep Guardiola i cili karakterizohet për shpirtin luftarak dhe përmirësimin në çdo aspekt një lojtar si Alexander- Arnold nuk mund ta anashkalojë por pritet se si do të reagojnë drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Stili i jetës në Spanjë po i rezulton jo i lehtë nxënësit të Xabi Alonsos të cilin ‘’ Pep ‘’ e njeh shumë mirë për arsye se e ka patur rival në të shkuarën.
Ndërkohë duhet parë se si do të vijojë eksperienca e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por gjithsesi pritet që ta analizojë edhe interesin e bardhekaltërve.



