Agjenti: Genoa dhe Sassuolo kërkuan Ismajlin, por mbrojtësi zgjodhi Napolin

Agjenti: Genoa dhe Sassuolo kërkuan Ismajlin, por mbrojtësi zgjodhi Napolin

Agjenti i futbollistëve, Serxhio Mezini, është një nga ndërmjetësit që po punon për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli te Napoli.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Mezini zbuloi se interes për Ismajlin, kanë shfaqur edhe Genoa e Sassuolo, por vetë lojtari dëshiron Napolin.

Mund të them se kemi kohë që po punojmë për këtë operacion. Ka pasur skuadra të tjera të interesuara, si p.sh. Genoa dhe Sassuolo. Lojtari megjithatë donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Napolin. Mund të them se kemi punuar që nga janari. Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Ismajlit, jam ndërmjetësi. Kam pasur autorizim për të punuar në transferimin e Ardianit. Kam një marrëdhënie të rëndësishme me lojtarin dhe familjen e tij, po punojmë shumë dhe në orët në vijim ose ditët në vijim do të mund t'ju them nëse do të ketë takime të tjera.”, tha Mezini për mediat italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy