Demiral afër Atalantës

Demiral afër Atalantës

Merkatoja e Atalantës  vijon të jetë shumë aktive . Bergamaskët janë drejt hedhjes së një hapi shumë shpresëdhënës për të ardhmen .  Sipas zërave të fundit mbrojtësi i Juventusit Merih Demiral do të bëhet pjesë e surprizës së Serisë A dhe  do të transferohet në ‘’ Gewiss Stadium ‘’ me formulën e huazimit dhe me një opsion blerje përfundimtare të kartonit që kap 35 milionë eurot . 

Rinovimi i Giorgio Chiellinit, qëndrimi i Leonardo Bonuccit dhe gjithashtu prezenca e Mathijs De Light në prapavijën e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ia bën shumë të vështirë aktivizimin turkut .   Nga ana tjetër zikaltërit pas largimit të Cristian Romeros drejt Tottenham Hotspurit  kundrejt 50 milionë eurove   duan ta mbushin boshllëkun e lënë nga argjentinasi me Merih Demiral i cili ka fituar pikët e nevojshme për tu pretenduar  nga një skuadër që ka lënë shenjë jo vetëm në Itali por edhe në futbollin europian  duke qenë pjesëmarrëse e rregullt në Uefa Champions League , kompeticion ku i ka tejkaluar parashikimet  duke u kualifikuar në fazat me eleminim direkt . 

Interesi i ‘’ La Deas ‘’ perceptohet si një rinisje nga zeroja për Merih Demiral që do të kishte mundësi të shumta për të shpalosur  vlerat e tij  dhe gjithashtu do të   mbështetej nga Gian Piero Gasperini që konsiderohet më i rëndësishmi në historinë e bergamaskëve .  

24 ndeshjet e zhvilluara në një sezon ku bardhezinjtë e humbën pas 9 vitesh luftën për fitimin e kampionatit i lanë një shije të keqe të rikthyerit Massimiliano Allegri i cili do të kërkojë me çdo kusht ringritjen e torinezëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy