
E ardhmja e Ryan Gravenberch tek Liverpooli është vënë seriozisht në dyshim në kohët e fundit, të cilin e pretendon Real Madridi.
Në zyrat e ‘’ Anfield Road ‘’ janë lëvizur me shpejtësi gurët për ti gjetur një zëvëndësues të denjë.
Frenkie de Jong vlerësohet nga traineri Arne Slot, njëkohësisht bashkombasi i tij, produkt i akademisë së Ajax Amsterdamit.
Traineri Carlo Ancelotti beson se do të formonte një treshe ideal bashkë me Jude Bellingham dhe Eduardo Camavingën, ndërsa drejtuesit e Liverpoolit janë të ndërgjegjshëm se nuk do të jetë e lehtë arritja e këtij objektivi.
27 vjeçari po zhvillon sezonin e gjashtë në rradhët e ‘’ Los Cules ‘’, i cili e ka eksperiencën për t’iu bashkuar gjashtë herë kampionëve të Champions Leagues, momentalisht liderë në Premier League.
Merkatoja vijuese mund të rezultojë një ndër më interesantet e sezoneve të fundit, pasi siç dihet niveli impresionues i lojtarëve imponon sakrificat e drejtuesve për ti bërë pjesë të ekipeve të elitës.
Në sezonin aktual nxënësi i Hansi Flick deri në momentin që flasim është aktivizuar në 11 sfida, ka shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist për shokët e skuadrës.



