
Trajneri Nevil Dede, duke folur për ecurinë e Kastriotit, që ka regjistruar 6 fitore radhazi, u shpreh se krutanët janë bërë shumë të fortë në çdo aspekt.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se Kastrioti e meritoi fitoren ndaj Tiarnës, por mund të kishin guxuar edhe më shumë.
Sot Kastrioti e meritoi fitoren. Nuk e la Tiranën në asnjë moment të gjuante. Kastrioti e interpretoi në mënyrën e duhur, jo vetëm këtë ndeshje, por prej shumë kohësh. Entuziazmi erdhi pas fitores me Dinamon, aty krijuan bindjen se nuk thyhen më. Pas kësaj fillojnë rriten edhe lojtarët.
Në mesfushë kanë pasur gjithmonë ekuilibër. Kjo skuadër, është bërë shumë e fortë, në çdo aspekt. Kampionati jonë, rrallë kanë pasur gola. Unë mendoj që Kastrioti, mund të guxonte më shumë ndaj Tiranës, pasi bardheblutë i kishin të gjithë emrat në fushë.



