Presidenti i AF Elbasanit: Skema e re e Superiores më pëlqen, projekti nis nga Dede. Si lindi ideja për të marrë klubin

Presidenti i AF Elbasanit: Skema e re e Superiores më pëlqen, projekti nis nga Dede. Si lindi ideja për të marrë klubin

Presidenti i AF Elbasani, Kujtim Llupa, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se skema e re e Superiore, i pëlqen.

Llupa deklaroi se ai do e pranonte të njëjtën skemë në Superiore, edhe për sezonin e ardhshëm, ku do të marrë pjesë edhe AF Elbasani.

Ai tregoi gjithashtu edhe si lindi ideja për të marrë AF Elbasanin. Sipas tij, projekti i Superiores do të fillojë nga Nevil Dede.

Kam vite që e ndjek Superioren. Skema më pëlqen, mbetet për tu parë. Nëse do propozohej skema edhe për sezonin tjetër, do e pranoja si sfidë. Projekti nis nga Nevil Dede.

AF Elbasani ka tre vite që ka lindur, nuk ka lindur nga unë. Ka lindur nga Mariglen Çoku dhe kryetari i bashkisë. Marigleni me shpalosi projektin për AF Elbasanin. E pashë dhe iu bashkova këtij projekti. Ndihem shumë i vlerësuar nga qyteti i Elbasanit.

Kemi vite që merremi me futbollin. Më duhej pak kohë, me bashkëpunëtorin tim personal, për të shkuar te ky vendim. I kam marrë shumë kohë familjes për këtë projekt. Indicia për tu afruar te Elbasani, janë qyteti, tifozët dhe stadiumi që ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy