
Një rast i veçantë është regjistruar në kategorinë e dytë në Danimarkë. Gjatë ndeshjes Vendsyssel-Fredericia, protagonist absolut në ndeshje është bërë arbitri kryesor.
Kur ndeshja ishte 1-1, lojtarët e Fredericia i shkuan afër golit, por aksioni i tyre u ndal nga arbitri. Ky i fundit pasi pa një tërheqje në fanellë ndaloi aksionin, ndonëse mund ta kishte lejuar avantazhin pasi topin e kishin futbollistët Fredericias, të cilët u shfaqën të vetëm me portierin kundërshtar.
Pas kësaj, arbitri e kuptoi menjëherë gabimin dhe u ul në gjunjë, duke kapur kokën me dorë. Gjithashtu ai i kërkoi falje edhe lojtarëve për gabimin, gjë e cila u pranua, me futbollistët miq që e mirëkuptuan arbitrin.



